Tare: “E respektoj si lojtar, por jo si njeri”

Një nga të zhgënjyerit pas transferimit të mesfushorit David Silva në radhët e Real Sociedadit, ka qenë drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.

Ndërkohë nënshkrimi i marrëveshjes tri-vjeçare me lacialët dukej një punë e thuajse e kryer, 34-vjeçari spanjol i ka “tradhëtuar” drejtuesit e skuadrës kryeqytetase të Seria A.

Shkurt, por pa e fshehur edhe zemërimin, në faqen zyrtare të Lacios drejtori Igli Tare, ka portretizuar futbollistin, nëpërmjet veprimit të tij:

“E mësova transferimin e David Silva te Real Sociedad. Kam respekt të madh për të si lojtar, por jo si njeri”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!