Teleteksti i ditës…

727:Tirana dhe Emanuel Egbo po mendojnë të kristalizojnë repartin e prapavijës me afrimet e kësaj merkatoje si Filip Najodvski dhe Ardit Toli.Bardheblutë pasnesër luajnë në Gjeorgji me Dinamo Tbilis në Ligën e Kampionëve.

727:Alban Pnishi, kosovari i Bnei Jehuda në Izrael, një futbollist i lirë po kërkohet nga Skënder Gega te Kukësi.

727:”E respektova këtë ekip dhe këtë emër në Kategorinë e Parë. Për ata që më kritikuan, ju tregova se në Shqipëri bëj diferencën në rolin tim.
Cilësitë dhe statistikat e mia janë për të luajtur me ekipe për vendet e para dhe ju kërkoj të falur, por nuk mund të luaja më për mbijetesë
.” G.Lika.

727:Kaos total te Barcelona: Ada Kolau, kryebashkiaku i Barcelonës ka lëshuar deklarata se Lionel Mesi nuk mund të shihet larg skuadrës blaugrana. Edhe ikona Andreas Iniesta i ka kushtuar nga Kobe (Japoni) një dedikim special situatës së ish klubit. “Gjithnjë bashkë për të vijuar ndërtimin e klubit më të madh në botë”

727:Vinset Kompani, njoftoi tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 34 vjeçare.Mbrojësi ishte pjesë e Anderleht dhe një ikonë e Sitit në Premier.Nis punën si trajner i Anderleht me kontratë 4 vjeçare.

727:Igor Tudor merr ofertë nga trajneri i Juves Andrea Pirlo për tu përfshirë në stafin teknik të bardhëzinjëve.

727: Portland është skuadra e fundit që siguron një vend në çerekfinalet e play off-it. Ndaj Memfis, Portland fitoi 126-122, në ndeshjen shtesë mes tyre.

727:Shefi i Ferrarit Binoto deklaroi se skuderia e kuqe po vuan këtë edicion pasi “pilotët nuk po ia dalin në xhirot teke dhe nisen shumë larg kreut’.

727:Andrea Sotil pati ecuri të mirë në fund por te Peskara po mendojnë të vendosin në krye të pankinës teknikun e Juve Stabias, Fabio Kazerta.

727: Interi i druhet sonte në gjysmëfinale të Europa Legaue Shahktar Donetsk. Konte ka përgatitur morsën për sulmuesit ukrainas me të cilët do luhet në 21:00.

727: Edinson Kavani një hap larg firmës me Benfikën. Sulmuesi thotë se ka kaluar 7 vite brilante te PSG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!