Lacio-David Silvës: Vendos, ose tërhiqemi…

Lacio i ka kërkuar David Silva që t’u japë atyre një përgjigje sot, ose ata do të tërheqin ofertën e tyre 3-vjeçare të kontratës për mesfushorin e Mançester Sitit. Tani spanjoli është një lojtar i lirë, pas eliminimit shokues të Sitit nga Champions League.

Raportet, sugjerojnë se mesfushori David Silva i ka injoruar telefonatat e deritanishme nga klubi i Serie A me justifikimin se po shikonte kontratën, por ndërkohë burime pranë lojtarit, tregojnë se ai po peshon edhe opsione të tjera.

Gazeta “La Gazzetta dello Sport” tani ka shtuar, se Lacio tani ka caktuar një afat që Silva të përgjigjet, ose ata do të tërheqin propozimin e tyre.

Pala italiane i ofroi mesfushorit krijues një kontratë 3-vjeçare, me një pagë rreth 3.6 milionë paund në vit, duke përfshirë edhe shpërblime, si një shofer personal dhe një avion privat për të parë familjen e tij në Spanjë.

Ndërkohë thuhet se Napoli, Juventus dhe Valencia, gjithashtu kanë shfaqur interes për 34-vjeçarin, por tani ka edhe zëra, se Silva është tunduar nga një lëvizje e madhe parash në Katar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!