Hima, ndihmësi i Cungut mbyll bashkëpunimin me Laçin

Klevis Hima, njëri nga personazhet suksesshëm por të heshtur te Laçi, i jep fund angazhimit të mëtejshem, si ndihmës trajner te kurbinasit.

Gjithçka vjen e zyrtarizohet sot me 27-vjeçarin kurbinas, që nuk rinovon kontratën me presidencën e Laçit.

Menjëherë, pasi mbaroi shkollën e Mjeshtërisë Sportive, ai iu bashkua Laçit, teksa në rolin e menaxherit të klubit punoi për afro dy vite. Më pas, duke parë rrjedhën e ngjarjeve dhe nevojën e klubit, Klevis Hima nisi të punojë në fushën e trajningut për 2 vite.

Me Liçencën A dhe i regjistruar te kualifikimi ‘PRO’, Hima beson se do të jetë totalisht i kompletuar. Si pjesë e bardhezinjve, ish-ndihmësi i Besnik Prengës, Artan Mergjyshit, Migen Memellit, Sulejman Starovës, Armando Cungut, ka punuar në rol menaxhuesi edhe me Stavri Nicën, Gentian Mezanin dhe disa muaj me Marselo Troisin.

Në Europa League, si pjesë e stafit me kurbinasit u pa në 6 takime. Në vigjilje të ndeshjes me Keshlan, Hima tha:

Po. Ndërpremë bashkëpunimin. Jam krenar për punën dhe arritjet në këto 3 vite e gjysmë te Laçi. I falenderoj të gjithë nga presidenti Laska, deri te anëtari më i thjeshtë në klub. Jam ndier i vlerësuar. Një falenderim i madh për tifozët. Laçi ka qenë dhe do të mbetet në zemër. Nga sot i uroj suksese klubit”- deklaroi për ‘Sporti im.al’,Klevis Hima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!