Filip Najdovski, në Pogradec te Tirana…

Ish-mesfushori Filip Najdovski i Vardarit, mbrëmjen e djeshme në Pogradec është bashkuar me Tiranën, e cila nën drejtimin e trajnerit Egbo, po përgatiten për ndeshjen eliminatore ndaj Dinamo Tbilis, e vlefshme për turin e parë të Champions League.

Në kampin bardheblu, përflitet se 27-vjeçari, që para dy sezonesh ishte pjesë e kampionëve të Maqedonisë së Veriut, pas testimeve të rastit mund të nënshkruajë dhe të bëhet pjesë e Tiranës, ambiciet e së cilës janë të mëdha për sezonin e ardhshëm.

“Po, e vërtetë është që kam arritur marrëveshje me Tiranën. Pjesë e tyre do të jem në dy vitet në vazhdim. Jam i kënaqur nga oferta dhe kushtet e ofruara, ashtu që besoj të kemi rezultate të mira,”- ka deklaruar mesfushori Filip Najdovski për “infosport.mk”, ndërkohë që te Tirana ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!