Sarri “shkund” mirë kasafortën e Juves

Në më pak se 24 orën nga eliminimi në Champions League, “Zonja e Vjetër” vendosi ta shkarkonte trajnerin e saj Mauricio Sarri. Por ky vendim, natyrshëm që ka edhe një kosto financiare.

Kjo për arsye, se Sarri ka një marrëveshje tre-vjeçare, me vlerë një shifër prej mbi 5 milionë euro në sezon, të cilat Juventus tani është i detyruar t’i paguajnë për pjesën e mbetur të kontratës së tij.

Sipas specialistëve të fushës, thuhet se presidenti i Juventusit, Andrea Agnjeli, duhet të marrë masa për të nxjerrë ka kasaforta rreth 18 deri në 27 milionë euro, për të mbuluar “paketën” e trajnerit Sarri, nëse ai nuk fillon një punë tjetër brenda dy viteve të ardhshme.

Ish-trajneri i Juves, Mauricio Sarri, humbi Superkupën e Italisë në dhjetor ndaj Lacios dhe më pas humbi po ashtu finalen e Kupës së Italisë me penallti ndaj Napolit. Kësisoj, përkundër fitores së titullit të Serisë A, suksesi në Europë ishte një domosdoshmëri për teknikun toskan.

“Klubi do të donte ta falënderonte trajnerin, që ka shkruar një faqe të re në historinë e Juventusit me fitoren e kampionatit të nëntë radhazi, kulmin e një udhëtimi personal, që e bëri atë të ngjitej mbi të gjitha divizionet e futbollit italian,”- shkruhet në njoftimin e “Zonjës së Vjetër” të Torinos, në rastin e kësaj ndarjeje, e cila do të ketë edhe kosto financiare për të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!