Luhet në dy ditë, Seria A ul siparin
Java e 38-të e fundit në Seria A, ndryshe nga edicionet e fundit, luhet sot dhe nesër. Verdiktet janë dhënë thuajse të gjithë. Sot në ‘Allianz Stadium’ të Torinos, Juventus i Sarrit, do marrë titullin e 9-të radhazi, ndërsa do të ketë përballë Romën.
E vetmja e veçantë dhe kjo pritet të shihet nesër në mbrëmje, lidhet me ekipin e tretë që do të zbresë nga Seria A. Pas SPAL dhe Breshias, njëra mes Leçes dhe Xhenovas sipas rregullores do shkojë në B.
Xhenova ka një pikë më shumë se Leçe dhe do të presë në fushën e saj Hellas Veronën, e cila nuk ka asnjë objektiv në të fundit.
Ndërkohë Leçe pret Parmën me shpresën për të marrë lajme të mira nga ‘Hellas’.
Ndeshjet sot ora 20:45.
Breshia- Sampdoria (18:00)
Juventus- Roma
Milan- Kaljari
Atalanta- Inter
Napoli-Lacio
Nesër ora 20:45.
SPAL-Fiorentina (18:00)
Leçe- Parma
Xhenova- Verona
Sasuolo- Udineze
Bolonja-Torino