Peter Olajinka, në lupën e VfB Shtutgardit

Në këtë kohë transfertash përfliten gjithnjë e më tepër emra futbollistësh. Shumë zhurmë, shumë hipoteza. Dyert e tregut i ka hapur edhe VfB Stuttgart. Drejtori sportiv Sven Mislintat, sipas parashikimeve, duhet të fitojë rreth 4.5 milionë euro përmes shitjeve.

Këto shifra mund të rriten nëse nga skuadra largohet edhe sulmuesi argjentinas Gonzalez, i cili është i gatshëm për të ndryshuar. Në krye të listës së dëshirave, është Napoli dhe Lids Junajtid, të cilët duhet të paguajnë deri në 20 milion euro nëse është e mundur.

Në rast se Gonzalez me të vërtetë largohet, Shtutgardi e ka piketuar zëvendësuesin: 24-vjeçarin Peter Olajinka, që është nën kontratë me Slavia Praga. Ai mendohet se do të përshtatet mirë në aspektin e stilit të lojës së Shtutgardit. Një sulmues i shpejtë, i shkathët, i cili në sezonin e fundit të Champions League.

Kontrata e Olajinkas me Slavian zgjat deri në vitin 2022, por në Pragë, sulmuesi konsiderohet i larguar. Sikundër dëgjohet, dikush ëndërron për një shumë dyshifrore milionash, çka duket joreale për VfB. Gjithsesi përflitet, se çekët do të jenë të gatshëm të bisedojnë me drejtuesit e Shtgardit, qoftë edhe për rreth 7 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!