De Biazi nis në 10 gusht…

Tekniku italian në aventurën e re azere, pritet ti bëjë ftesë në staf, ish- kapitenit të Shqipërisë Ansi Agolli.

Lajmi në Shqipëri ka qarkulluar prej javësh por vetëm sot Federata e Azerbajxhanit ka zyrtarizuar ish-trajnerin më të famshëm të Shqipërisë Xhani De Biazi si trajnerin e saj të ri.

Në detyrim të publikut, Federata e Futbollit në Azerbajxhan ka njoftuar në faqen e saj të internetit emërimin e De Biazit si menaxherin e ri të ekipit kombëtar.

Trajneri italian do të arrijë në Baku në 10 gusht dhe do të drejtojë skuadrën Azerbajxhanike deri në vitin 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!