Barti frikë nga Covid-19, braktis US Open

Numri 1 në botën e tenisit për femra, Ashlej Barti heq dorë nga pjesëmarrja në Open US, nga frika e pandemisë së koronavirusit.

Një humbje e madhe kjo për turneun Grand Slam, i cili pritet të fillojë në Nju Jork më 31 gusht.

“Me ekipin tim, ne vendosëm të mos udhëtojmë për në SHBA për turneun e Cincinatit dhe për US Open këtë vit”,- ka deklaruar Barti.

Ndërkaq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mësohet, se u tejkalua numri i 150,000 vdekjeve për shkak të Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!