Junajtid, gati 100 mln. për talentin Sanço…

Mançester Junajtid i rikthehet sulmeve për të Xhadon Sançon. “Djajtë” e duan me çdo kusht talentin anglez të Borusia Dortmundit, i cili ka bërë një sezon mbresëlënës në Bundesligë.

Përkundër përpjekjeve të refuzuara nga klubi gjerman, siç raporton “Bild”, pasi ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League, drejtuesit e Junajtid janë gati t’i ofrojnë rreth 100 milionë euro Dortmundit për të blerë talentin Xhadon Sanço.

Sulmuesi anësor i Borusias, i rritur në anën tjetër të Mançesterit, nëse do të rikthehet në Premier League, do të gjente edhe mjaft shokë të kombëtares së “Tre luanëve”, pjesë e të cilëve është edhe Sanço.

Bosi i Dortmundit, Mikael Zorc, ka folur te “Kicker” për të ardhmen e afërt të lojtarit, duke e përjashtuar mundësinë e shitjes së anglezit. Por kjo nuk do të thotë se lojtari është i blinduar. 100 milionë euro, janë shifra të mjaftueshme edhe për të thënë lamtumirë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!