Fuenlabrada kërkon të luajë ndaj Deportivos, do play-off-in

Rrëzoi klubin e famshëm te Deportivo La Korunjës në Ligën e tretë spanjolle por prefierikët e Madridit as që duan t’ja dinë.

Ata kërkojnë me insistim të luhet ndeshja e prapambetur e javës së fundit në Secunda Division, Deportivo- Fuenlabrada.

Fuenlabrada përmes një komunikate të fundit ka falenderuar mediat të cilat mbajtën sekret emrat e futbollistëve të cilët u infektuan nga COVID-19 duke shtuar se lojtarët e shëruar, janë bashkuar me grupin.

Tetë ditë më parë, Fuenlabrada udhëtoi drejt skajit verior të Spanjës për të lujatur takimin e fundit por Federata Spanjolle pas përgjigjëve të analizave, ndaloi këtë takim për shkak të gjetjes pozitiv të gjysmës së skuadrës mike.

Megjithatë, klubi udhëtues nga Madridi duket se ka ende shpresë për zonën e play-off (me një fitore ndaj Deportivos kalin Elcen), ndaj ka bërë kërkesë që ajo ndeshje të luhet në fushë.

Nuk dihet nëse Federata spanjolle do ta marrë në konsideratë kërkesën. Aq më tepër që ndaj Fuenlabradas, hetimorët kanë nisur një proces drejtësie teksa ka të bëjë pikërisht me disa parregullësi në protokollin e datës 20 korrik me lojtarët e infektuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!