Kokëdhima: Filozofia nuk ndryshon, Apolonia ka…klas

Apolonia rikthehet te suksesi me Trofe te Kategorisë së Parë pas më shume se 35 viteve. Në Superiore pas 5 edicionëve (2014-15).

Sot u shpall kampione e Kategorisë së Parë duke thyer në finale Kastriotin me rezultatin, 2-1. Presidenti i fierakëve, Koço Kokëdhima ka ditur të ngrijë në nivele të larta një klub i cili dukej në ‘gjumë’.

Pasi afroi trajnerin Mergjyshi situata ndryshoi si me buton. Sot Kokëdhima krenohet me suksesin teksa në intervistë për RTSH Sport, pas ndeshjes theksoi se ekipi do të jetë konkurues edhe në elitë.

Sezoni me trofe?

Në 95-vjetorin e Apolonisë ndihem shumë mirë. Ekipet tona e kremtuan këtë sezon në mënyrën më dinjitoze.
Finalja me Kastriotin – Të them të drejtën, nuk mbeta shumë i kënaqur nga loja. Por, e dinë trajnerët kur vjen puna te finalja, thonë se finalet fitohen, nuk luhen.”

Projekti në Superligë?

Do të shikojmë në ditët e ardhshme. Do të publikojmë të gjitha marrëveshjet. Do të ruajmë filozofinë që ekipi parë ushqethet nga skuadrat e moshave, do të përforcojmë të gjitha skuadrat. E logjikshme është të bëjmë përforcime në të amrdhem jo thejsht me futbollistë që do të luajnë vetëm tek Apolonia, por të luajnë në kampionate të pasura.”

Oferta për lojtarët e Apolonisë …

Për 6 lotjarët tanë ka më shumë se 4 klube që i kërkojnë. Edhe në Superligën Shqiptare, edhe jashtë saj. Do të diskutojmë me stafin”, u shpreh presidenti klubit Koço Kokëdhima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!