“Batmani”, sonte si legjenda Faketi…

● Kapiteni Handanoviç, sonte do të barazojë rekordin e një prej simboleve të historisë së Interit dhe do të zërë vendin e 22-të në renditjen e të gjitha kohërave të klubit

Ka numra që kanë shumë rëndësi në karrierën sportive. Kapiteni Samir Handanoviç sonte do të arrijë një të tillë. Ndeshja ndaj Fiorentinës, do të jetë e 475-ta në Seria A, ashtu si Xhiaçinto Faketi, një nga figurat simbol të historisë së bluzinjve të Milanos.

Që kur ka veshur për herë të parë fanelën bluzi, në verën e vitit 2012, Handanoviç, i cili më 14 korrik kremtoi 36-vjetorin e lindjes, ka qenë një njeri vendimtar për skuadrën.

Në dekadën 2010-2019, Samir Handanoviç është lojtari më i pranishëm në radhët e bluzinjve në fushë. Në dallim nga Faketi, i cili ka luajtur 475 ndeshjet në Serie A me fanelën e Interit, portieri slloven përveç 289 ndeshjeve me Interin, në të kaluarën ka veshur edhe fanelat e Udinezes (179), Trevisos (6) dhe Lacios (1).

Në zemrat e tifozëve milanezë, të cilët e kanë mbiquajtur “Batman” (dhe atij kjo i pëlqen shumë), Handanoviç gjithsesi renditet i 22-ti, si lojtari që ka veshur më tepër fanelën e Interit në historinë së klubit milanez. Dhe dashuria midis palëve është e pafund, Handanoviç është afër rinovimit me Interin deri në vitin 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!