Mesi dhe Ronaldo ‘pushim’, ‘Topi i Artë’ në kasafortë…

Për herë të parë që nga themelimi në vitin 1956, çmimi ‘Topi i Artë’,nuk do të akordohet. Shkak, pandemia globale

Disi e pazakontë për një eveniment sportiv që akordohet prej dekadash.“Topi i Artë” 2020 nuk do të mbetet vakant. Revista “France Football’, që ka patenten e këtij çmimi ka dalë me një deklaratë për shtyp, teksa lajmëron se çmimi më i madh individual për futbollistë nuk do të jepet këtë vit.

Ishte pikërisht Paskal Ferre, drejtuesi i kësaj reviste ai që ka dhënë një sqarim të gjatë për shkaqet e këtij vendimi.

Për të parën herë që nga viti 1956, Topi i Artë do të bëjë pushim. Nuk do të ketë një çmim të tillë për vitin 2020 sepse rezulton se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet. Ne mendojmë se ky vit futbollistik nuk mund dhe nuk duhet të trajntohet si i zakonshëm.

Nga këndvështrimi sportiv, dy muaj (janar, shkurt), ku janë zhvilluar normalisht ndeshje, nga 11-të që na duhen ne, nuk mjaftojnë për formuar një opinion për të vendosur se kush duhet t’i fitojë çmimet. Edhe ndeshjet, që do të luhen do të zhvillohen në kushte jo të zakonshme. Si përfundim barazia që kërkohet për të akorduar këtë çmim nuk është e garantuar”, tha Ferre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!