Vendimi i Apelit një “quitz”, nuk falet Malota

Sot është mbledhur Komisioni i Apelit pranë FSHF-së, i cili ka analizuar pretendimet e futbollistëve apo zyrtarëve të klubeve të ndëshkuarve nga Komisioni i Disiplinës. Në përfundim të mbledhjes së tij, Komisioni i Apelit ka marrë një vendim, që përveç vendosmërisë për të mos falur, i ngjan mjaft një “qiutz”-i. Ja çfarë shkruhet në vendimin e Apelit në fjalë:

Komisioni i Apelit në FSHF, në mbledhjen e tij të 16.07.2020, me vendim nr.10, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit Nr. 33, datë 07.07.2020 (pika 2) të Komisionit të Disiplinës.

2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

As më pak dhe as më shumë, me shumë gjasa, bëhet fjalë për futbollistin e Vllaznisë, Renato Malota. Mbrojtësi shkodran në ndeshjen ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, ka lënë fushën e lojës i ndëshkuar me karton të kuq. Komisioni i Disiplinës, për gjestin e kryer e ka dënuar atë me 4 ndeshje pezullim nga kampionati.

Mesa duket, Malota e ka apeluar masën e marrë ndaj tij, por Apeli nuk e ka marrë parasysh kërkesën e lojtarit dhe ka lënë në fuqi vendimin e Disiplinës. Veç për ta marrë vesh një gjë të tillë, duhet të zgjidhësh “quiz”-in se për çfarë bëhet fjalë, që për ta ankimuar këtë vendim, duhet t’i drejtohesh CAS-it në Lozanë.

Ja çfarë thuhet në pikën 2 të vendimit nr.33 (07.07.2020) të Komisionit të Disiplinës?:
2. Lojtari i KF Vllaznia, Renato Malota, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!