Zlatan Ibrahimoviç, 100 ndeshje me Milanin!

Me kuqezinjtë ka luajtur vetëm dy sezone e gjysmë që nga viti 2010, por statistikat thonë se ai është udhëheqësi i dekadës te Milani. Me fanelën e “djajve”, suedezi ka mjaft histori dhe rekorde. Ja disa prej tyre, për simpatizantët e gjigandit boshnjako-suedez, Zlatan Ibrahimoviç.

Kundër Parmës, Ibra shënoi numrin 100 të ndeshjeve të luajtura me kuqezinjtë. Ardhja në 2010, lamtumira për Paris SG më 2012 dhe rikthimi për ato ngjyra që suedi nuk i ka harruar kurrë.

● Në Milano suedezi ka luajtur vetëm dy sezone e gjysmë në dekadë (2010-11, viti i titullit dhe 2011-12, plus rikthimin e fundit, janarin e kaluar). Megjithatë, askush në këtë periudhë nuk shënoi aq sa bëri ai: 62 gola në të gjitha garat. Më mirë se çdo lojtar tjetër I Milanit.

● Ibrahimoviç është gjithashtu lojtari i Milanit me mesataren më të mirë të golave për ndeshje në Serinë A: 0.64 për ndeshje.

● Imazhi i parë i Ibras si kuqezi është ai i prezantimit të tij në San Siro më 29 gusht. Fanela me numër 11 dhe premtimi për të fituar gjithçka. Titulli erdhi në fund të vitit, duke munguar në klubit që nga 2004.

● Në Champions Ibra shënon dopiedë, duke befasuar francezët e Okser. Këto ishin dy golat e parë nga 62 në total me fanelën e Milanit. Në historinë e Milanit, Ibra është shënuesi i 20-të më i mirë në histori.

● Me ndeshjen e 100-të suedezi hyn në “Home of fame” në historinë 148-vjeçare të klubit kuqezi të Milanos.

● 62 golat, “gjigandi” Zlatan Ibrahimoviç u ka shënuar: 47 me këmbën e djathtë, nga të cilat 17 me penallti dhe një me goditje dënimi; 8 gola me këmbën e majtë dhe 7 me kokë.

● Ibra me Milanin ka shënuar 48 gola në kampionat, 9 në Champions League dhe 4 në kupat e Italisë (një prej të cilëve në Superkupë).

● Zlatan ka shënuar 28 gola në një sezon të vetëm në Serie A, i cili i dha atij edhe titullin e golashënuesi më i mirë në Seria A, më 2011-12. Vetëm Gunar Nordahl (35 gola në 1949-50 dhe 34 në 1950-51) ka shënuar më tepër se suedezi në një sezon të vetëm me fanelën e Milanit.

● Me fanelën e Milanit, Ibra i ka shënuar më shumë gola skuadrës së Palermos. 6 gola në të gjitha garat, përfshirë një “hat-trick”, gjë që e bën Ibrahimoviçin, lojtarin e fundit të huaj që ka bërë një gjë të tillë në transfertë me fanelën e Milanit në Serie A (mars 2012).

● Portieri, të cilit i ka shënuar disa herë suedezi milanez, ka qenë Marten Stekelenburg, si me fanelën e Ajaksit ashtu edhe me atë të Romës: 5 gola në 4 ndeshje.

● Me fanelën e Milanit, Ibra ka fituar një “scudetto” dhe një superkupë të Italisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!