Egbo kërkon ta harrojmë ndeshjen e Ballshit

Si zakonisht në prag të çdo ndeshjeje, trajneri Emanuel Egbo i Tiranës, ka komunikuar me median. Pas deponimit para Komisionit të Etikës, ai ka folur edhe për takimin e kthimit me Bylisin. Kjo ndeshje, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së 68-të të Shqipërisë, do të nisë në orën 17:45, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

“Që kur kam marrë drejtimin e skuadrës deri tani kemi qenë një familje. Vetëm Zoti nuk bën gabime, njerëzit bëjnë. Një ndeshje luajmë keq, ndeshjen tjetër mund ta luajmë mirë. Keni parë dhe vetë, pjesën e parë në shumë ndeshje, kemi luajtur keq, pjesën e dytë e kemi kthyer rezultatin. Kjo me Bylisin ishte thjesht një ndeshje që duhet ta harrojmë. Kemi ndeshjen e kthimit nesër dhe urojmë ta fitojmë”, ka deklaruar trajneri Egbo, i cili ka vazhduar t’u përgjigjet edhe pyetjeve të bëra.

Analiza ndërkombëtare? “Nuk e kam parë analizën ndërkombëtare, ne kemi bërë anlizat tona. Kemi shpjeguar çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë nuk duhej të bënim. Jemi në OK”.

Dënimi i mundshëm? “Dënimi është në dorën e tyre, unë kam shpjeguar çfarë kam pare”.

Ndeshja e nesërme? “Kam besinm se do luftojmë nesër në fushë dhe do të japim maksimumin. Kemi shënuar një gol atje dhe do të aktivizojmë ata që janë më të mirët. Nuk mendoj për akuzat, mendoj si të jap 100%-shin kur të futem në fushë”, ka përfunduar trajneri Egbo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!