Etika: Dëshmon Tirana, hetimet vazhdojnë

Përpara Komisionit të Etikës në FSHF, sot ka qenë radha e Tiranës, të japi dëshmitë e saj për episodet e ndeshjes së dyshuar ndaj Bylisit, për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Nga kampi i bardhebluve i kryeqytetasve, veç presidentit Refil Halili, ishin të ftuar nga Etika edhe drejtori i klubit Arbi Laçi, trajneri Emanuel Egbo, kapiteni Erando Karabeci dhe portieri Ilion Lika.

Në përfundim të deponimeve të bardhebluve të Tiranës, ka folur kryetari i Komisionit të Etikës, juristi i njohur Fatmir Braka: “Ishte një seancë më se normale. U pyetën përfaqësuesit e Tiranës, duke filluar nga presidenti deri te lojtarët. Mund ta quajmë frytdhënëse sepse u zhvillua normalisht.

Premisat janë që hetimit të vazhdojë. Seanca tjetër do të jetë në datën 22, ora 14:00. U kërkua nga presidenti Halili të paraqesë të gjithë deklaratat e tij. Ne ia dhamë këtë mundësi. Mbas kësaj date merret vendimi.

Nuk mund ta them se kur do merret vendimi. Ky është një vendim kolegjial. Komisioni do të vazhdojë punën normalisht. Nuk mund ta them unë se kur do të merret vendimi”.

“Jemi në fazën që po bëjmë një hetim administrativ, nëse komisioni vendos që do të ndiqet penalisht, do kërkohet dhe ndjekje penale. Po të flasim për prova, e kemi paragjykuar çështjen. Në fund të shikojmë se çfarë do të ndodhë.

UEFA nuk vendos çfarë masash duhet të merren. UEFA dërgon materiale udhëzuese për çdo ndeshje. Informacioni i UEFA-s do të shqyrtohet së bashku me hetimin tonë administrativ. Nuk është vetëm materiali i UEFA-s”, ka deklaruar kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!