Bartomeu bekon Ksavin te Barcelona…

Kostumi i trajnerit të Barcelonës është shumë i madh për Kike Setienin.

Rreshta me shumë pika për të ardhmen e trajnerit të Barcelonës Kike Setien.Kontekst që duket se shkon për shtat edhe presdinetit të klubit blaugrana Josep Maria Bartomeu i cili pohoi ndërsa u pyet për mundësinë Ksavi se: ‘herët apo vonë ai do të drejtojë Barcelonën’.

Sidoqoftë, sipas presidentit të klubit katalanas, ky moment i shumëpritur nga një pjesë e madhe e mbështetësve të Barcelonës nuk duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Paqëndrueshmëria në stol, duket se është bërë një fjalë kyçe për pozicionin e trajnerit te Barcelona. Shkarkuar për rezultate të dobëta, Ernesto Valverde u zëvendësua dimrin e kaluar nga Kike Setien.

I njohur për lojën argëtuese që ofroi te Las Palmas dhe te Real Betis, tekniku 61-vjeçar, pritej të ndyshonte fizionominë dhe të rriste kreditet e Barcelonës gjatë këtij kampionati në La Liga.

Aktualisht asgjë nuk shkon siç ishte planifikuar. Barcelona larg titullit. Duket se kostumi i trajnerit të Barcelonës është shumë i madh për Kike Setienin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!