Fëtel do të kthehet, por Red Bull s’ka vend

Fëtel: “Ata dhe unë jemi të suksesshëm, nëse më telefonojnë unë them “Po”. Marko: “Ne nuk kemi vend për të”. Valteri Botas duket ka marrë rrugën drejt Aston Martin…

Nëse tregu i pilotëve për Kupën e Botës 2020 ishte qenë një çaj bimor (Okon në vend të Hulkenberg dhe debutimi F1 i Latifit), ai i parashikuar për në 2021 do jetë një vodka e hedhur direkt në fyt.

Sezonin e ardhshëm duhej të kishte një revolucion teknik, por rregullat e reja janë shtyrë për në vitin 2022, ndaj dhe tregu i pilotëve për të ardhmen duket krejt kaotik.

Tani ka pasur vetëm zhurmë. Fëtel do të lërë Ferrarin, ndërsa Alonso do të kthehen te Renault. Lëvizin vetëm gjashtë tituj botëror, por fishekzjarret ende nuk janë ndezur…

Por nuk duhet të anashkalojmë Valteri Botas, tek pozon si Xhejms Bond, veshur me një fustan elegant, armë në dorë dhe vajzë e re në krah. Ai duket promovon kalimin e tij te Aston Martin.

Asgjë e sigurt, por kontakti është vendosur, palët po flasin dhe mesa duket “familjet” e pëlqejnë njëra-tjetrën. Racing Point aktual, sezonin e ardhshëm do të bëhet Aston Martin.

Qëllimi është forcimi skuderisë me një ekip të qëndrueshëm dhe të fortë në Formula 1, i cili do të ketë nevojë për një shofer të shpejtë, të fortë dhe me përvojë, i aftë ta mësojë Lance Strollin.

Një Rasëll, i ardhur nga Uilliams, nuk do të shkonte mire, ndërkohë që Fëtel nuk është i bindur nga kërkesat financiare. Pra, këtu del në skenë kandidatura e favorizuar nga Toto Volf: finlandezi Valteri Botas.

Gjithsesi është shpejt për të folur. Formula 1 sapo i ka ndezur “motorët”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!