Kola: ‘Për Tiranën i vë duart në zjarr…’
Ata njihen si dyshja e madhe e sulmit kryeqytetas gjatë viteve 1980-90. Agustin Kola dhe Arben Minga bashkë me atë grup të famshëm bardheblu, i dhanë shkëlqim Tiranës duke e ngopur me ‘klas’ e trofe.
Sot ish-futbollisti në një intervistë për “ABC News”, duke folur për situatën e rënduar te skuadra pas situatës me dyshime për tolerim në Kupë, thekson se Tirana nuk shet ndeshje kurrë.
Ndoshta toleron në ndonjë arst kur ka arritur objektivë apo në javë të fundit. Kuptohet duke aktivizuar të rijn e luajtur fort.
“Mua më vjen keq për disa. Riti (Refik Halili, redaktori) asnjëherë nuk shet ndeshje. E kam thënë dhe them. Më vjen keq për të dhe iu them të mos merret me ambientin jashtë, mos të merret me këta që flasin.
Kështu e kanë sulmuar edhe në kohën tonë Tiranën, me gjëra të tjera. Tani e sulmojnë me këto. Për Tiranën i vë duart në zjarr. Tirana ka lënë ndeshje për miqësi, por jo për lek.
Futbolli ynë, nga viti 90 e këtej ka pasur shumë probleme. Kanë qenë protagonistë shumë lojtarë që sot dalin e flasin nëpër media. Le t’i bien troç. Ua them edhe me emra. Le të ulen të flasin me mua, Dabulla, Patushi apo edhe të tjerë.
Tiranën e shoh kampion, nuk është turp të të mundë Kukësi. Ata kanë një ekip perfekt. Shoh që njerëzit flasin për atë që ndodhi me Bylisin dhe thonë që ‘jo Tirana nuk merr kampionatin, jo Tirana kështu, jo Tirana ashtu’. Tirana ka një ekip në ngritje. Derbi është derbi. Kur kemi qenë ne mirë, na kanë mundur ata. Ka ndodhur edhe e kundërta.
Egbo ka merita, por të mos merret me racizmin. Unë kam luajtur vetë te Tirana dhe Egbo e di. Tiranasit janë një çik racistë, edhe sot më thonë malok. Babai më ka lindur këtu, sikurse edhe të tjerët. Prandaj mos të merret me këto punë, por të merret me ekipin”, u shpreh ish-sulmuesi i famshëm bardheblu.