Sotil zëvendëson Legrotalian te Peskara…

Andrea Sotil do të jetë trajneri i ri Peskarës. Kjo është zyrtarizuar tashmë nga drejtuesit e skuadrës që lufton për mbijetesë në Seria B.

46-vjeçari që sezonin e kaluar ka drejtuar Katanian do të zëvendësojë Nikola Legrotalian, i cili u shkarkua nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta sportive. Sotil do të prezantohet të enjten përpara skuadrës.

Peskara renditet në vendin e 13-të me 39 pikë. Po kaq pikë ka edhe Venecia, që ndiqet me dy me pak nga Kremoneze. Në kampionatin e Seria B, tri skuadrat e fundit bien direkt në Seria C, ndërsa vendet 16-17 luajnë në “play-out”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!