Menaxheri i FIFA-s, Çelhaka fantastik…

Menaxheri i FIFA-s, Serxhio Mezi, i cili operon kryesisht në tregun italian, ishte sot i ftuari i gezetarit të njohur sportiv Altin Sulçe.

Për “RTV Ora”, Sulçe e pyeti menaxherin Mezi për tematika të ditës nga puna e tij duke u fokusuar më së shumëti te elementi shqiptar dhe mundësitë e tyre në të ardhmen për të qenë në tregun europian.

Mezi tha se elementët janë të shumtë kryesisht në Itali, por nga Shqipëria përmendi mesfushorin e Tiranës Jurgen Çelhaka duke u shprehur se ishte impresionuar nga kualitetet e tij.

“Kategoria Superiore ka shfaqur rritje në vitet e fundit, ka disa talente që kanë bërë shumë mirë këtë sezon. Jemi duke vëzhguar shumë talente, në Shqipëri kam ardhur për të parë nga afër disa talente që kanë spikatur.

Edhe në Kosovë gjithashtu ka disa lojtar të rinj që premtojnë për të ardhmen. Jurgen Çelhaka më ka befasuar me sezonin që ka bërë me bardheblutë. Është një ndër lojtarët më premtues”, u shpreh ndër të tjera Mezi.

Video e plotë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!