Verder qëndron në Bundesligë…

Pizaro në moshën 42 vjeç qëndron në pankinën e verder Bremenit. Ndeshja e fundit si profesionist. Feston Milot Rashica.

Play-off, Bundesliga: Heideheim- Verder Bremen 2-2 (0-0)

Verder Bremen shpëton sezonin duke mbetur pjesë e Bundesligës së parë gjermane. Në takimin e kthimit ndaj Heidenheim, skuadra e Milot Rashicës arriti të barazojë me gola 2-2 duke u kualifikuar me gol në fushë kundërshtare.

Pas barazimit 0-0 në të vajtjes, sot Verderi kaloi shpejt në avantazh përmes një autogoli klasik të Theurkauf në të 3-tën minutë. Golat e tjerë edhën të gjithë në çastet e fundit të cilat e kthyen vërtetë dramatik fund takimin.

Përpara se Kleidenist të barazonte në të 85-tën. Rashica pati një mundësi të mirë për të gjetur të dytin. Gjithësesi, i dyti për verder vjen në kohën shtesë teksa në 94-tën, Augustinson i dërgoi shifrat në 1-2.

Në aksionin e fundit, gjyqtari Feliks Bryzh vërshelleu një penallti për vendasit teksa sërish Kleidenist barazoi për 2-2 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!