Partizani/ Daja? Faleminderit kemi Sormanin

Një gabim i Turkajt në minutën e 11-të në sfidën e fundit Partizani-Laçi (1-0), i dha mundësi Çinarit të shënjojë golin me vlerën e tri pikëve.

Aq ka mjaftuar për tu vendosur qetësia momentale te klubi i kuq e veçanerisht te trajneri Adolfo Sormani mjafti i qeshur pas takimit në ‘Air Albania Stadium’.

Ky i fundit prej javësh në epiqender të kritikave por dhe me mundësi divorci me klubin kryeqytetas.

Menjëherë zëra se vendi i tij mund të rrëmbehet nga Ilir Daja. Partizani për të qartësuar situatën por dhe vendosur në vend reputacionin e tij si klub në vendimmarrjeje, del me një njoftim në faqen zyrtare në ‘Facebook’.

Njoftimi Partizanit:

Nisur nga lajmi që prej ditësh po qarkullon në media dhe portale të ndryshme në vend, FK Partizani ka detyrimin moral përkundrejt opinonit sportiv, por sidomos ndaj punonjësve dhe tifozerisë së skuadrës për të përgënjeshtruar lajmin se klubi është në kontakte me trainerë të tjerë për të marrë drejtimin e ekipit.

FK Partizani dëshiron të informojë, sqarojë mediat dhe sportdashësit, se stafi teknik gëzon besimin dhe mbështetjen e drejtuesve të klubit për të punuar të qetë në arritjen e objektivit të mbetur në këtë sezon jo normal si ky i këtij viti, i kondicioniuar thellësisht nga situata e krijuar prej pandemisë. Saktësojmë se këto lajme nuk bëjnë gjë tjetër përveçse tentojnë të shpërqëndrojnë ekipin nga detyra për ta mbyllur këtë fund kampionati me përpjekjet maksimale.

E vlerësojmë dhe respektojmë trainerin Ilir Daja për atë çka arritur në drejtimin e mjaft ekipeve në kampionatin tonë, ashtu si respektojmë dhe klubin e Skënderbeut për kampionatin dinjitoz që po zhvillon, por ky reagim i yni vjen për të respektuar garën dhe mos prishur kurrsesi ekuilibrat në këtë fund sezoni.

Ndaj kërkojmë nga të gjitha mediat që të jenë korrekte në pasqyrimin e informacioneve ashtu sikurse Partizani mbetet gjithmonë bashkëpunues me të gjithë dhe kërkon të trajtohet në të njëjtën mënyrë.”-shkruan klubi në rrjete sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!