Vora dhe Tomori, më afër Kategorisë së Parë

Në mesditën e sotme u zhvilluan edhe ndeshjet e javës së 22-të në Kategorinë e Dytë.

Në grupin A, nuk pati ndonjë befasi. Vora, edhe pse në transfertë, fitoi 6-0 ndaj Internacional Tiranës, duke kryesuar renditjen me 53 pikë, katër më tepër se Luzi, që fitoi 2-1 ndaj Sopotit.

Në grupin B, Tomori fitoi thellë 4-0 ndaj një rivali si Albpetroli, duke krijuar mundësinë të udhëheqin tani renditjen me 52 pikët e grumbulluara. Pas tyre tani renditen Maliqi dhe Albpetroli, të dyja me nga 3 pikë më pak.

Ja dhe rezultatet e arritura në të dy grupet për javën e 22-të të Kategorisë së Dytë:

Grupi A

Vllaznia B-Gramshi 4-0

Internacional Tirana-Vora 0-7

Spartaku-Partizani B 0-2

Luzi 2008-Sopoti 2-1

Mirdita-Klosi 2-1

Grupi B

Maliqi-Përmeti 4-2

Këlcyra-Gramozi 0-0

Skrapari-Memaliaj 0-2

Tomori-Albpetroli 4-0

Naftëtari-Delvina 3-2

Tepelena-Selenica 4-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!