Teleteksti i mbrëmjes…

727: Kastrioti i Krujës zyrtarisht në Kategorinë Superiore. Ekipit të Ndreut i mjaftoi sot një pikë me Erzenin(2-2) për rikthimin në elitë.

727: Apolonia-Besa rrezikon të përfshihet në ‘radarët’ e atyre që dyshojnë për manipulime. Rezultati 8-5 intrigon në kohë pandemie. Hysenshahaj i jep fund aktivizimit me fierakët. Migron së shpejti në USA.

727: Andi Koçi i hoqi pikë vetes sot, teksa gjatë Kukësi-Bylis akordoi një penallti inekzistente për veriorët.

727: Sherif Kallaku tregon besnikëri. Në ekranet sportive të mbrëmjes deklaroi se nuk nxiton të largohet për kampionate të tjera.

727: Sulmuesi shkodran Eraldo Çinari për Vllazninë thotë: “Nuk është problemi te ekipi i Vllaznisë, është problemi te drejtuesit. Ka keqmenaxhim”.

727: Interi sikurse Tirana në Korçë, fiton me përmbysje 1-2 në ‘Tardini’ me Parmën. 10 javë nga fundi, 8 pikë larg kreut.

727: Arsenali, siç njofton shtypi spanjoll, ka bërë një ofertë për mesfushorin 25-vjeçar të Levantes, Enis Bardhi.

727: Real Madrid me një gol të Kasemiros, fiton në Barcelonë ndaj Espanjol. Merr kryesimin e La Ligas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!