Meksikë, 22 raste me Covid-19 te Cruz Azul

Meksika është një prej vendeve më të prekura nga pandemia e koronavirusit në rruzull. Skuadra kryeqytetase Cruz Azul rregjistroi 22 raste positive me Covid-19, prej të cilëve 8 raste janë në ekipin e meshkujve dhe 14 raste janë zbuluar në ekipin e femrave të këtij klubi.

Më 24 qershor, u bënë teste të reja për Covid-19 mbi lojtarët dhe trajnerin e ekipit të parë. Përgjigjja e analizave është 8 raste pozitive,” deklaron Liga Meksikane në një njoftim për shtyp.

Cruz Azul aktualisht është në përgatitje jashtë kryeqytetit meksikan, por klubi ka vendosur të lëvizë lojtarët e tij të infektuar “për t’i mbajtur ata në izolim”, njofton Liga Meksikane.

Skuadra kryeqytetase Cruz Azul javën e shkuar pati dy raste pozitive, duke përfshirë sulmuesin e kombëtares uruguajane, Jonathan Rodriguez. Aktualisht numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur në 22 vetë.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, kampionati i futbollit meksikan është ndalur në maj, me synimin për të rifilluar në fillim të korrikut, pas një ndërprerje katër-mujore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!