Teleteksi i mbrëmjes…

727: Akhmat Grozni me Roshin dhe B.Berishën në bord, barazoi 1-1 me Soçin në kampionatin rus. Ekipi i Groznit, rrezikon kategorinë. 5 javë nga fundi, gjendet në zonën e kuqe.

727: Klubi i ‘Luzi 2008’ në Kategori të Dytë, përmes trajnerit Anxhelo Suta, ka hedhur dyshime të forta lidhur me gjykimin e ndeshjes Luzi-Vora (3-3) nga gjyqtari Ferhataj. “U akorduan 4 minuta shtesë dhe dha penallti në të 6′-tën shtesë”-thotë trajneri .

727: Koronavirusi prek një prej drejtuesve të klubit të Butrintit të Sarandës. Frika se klubi ka të tjerë me infeksion dërgon skuadrën te tamponët.

727: Milot Rashica është shumë pranë Lajpcig. Klubi gjrman, pasi shiti Verner te Çelsi, gati të paguajë 15 milione euro për kosovarin 23 vjeçar.

727: Gjilani akuzohet se ka paguar Llapin për të ndalur Prishtinën. Mezani tekniku i Gjilanit, mohon kategorisht lajmin.

727: Trepçia ’89 vendos kushte për sezonin e ri.Thonë se nuk nisin sezonin pa larguar kreun e Federatës. “Të largohet presidenti i FFK Agim Ademi”.

727: Shkëndija, Renova dhe Shkupi, tri ekipet shqiptare në Maqedoni të Veriut që shkojnë në Europë.

727: Pep Guardiola tregohet xhentil dhe uron Liverpulin për fitimin e titullit kampion, duke theksuar se ‘Reds’ e merituan trofeun e Premier League.

727: Artur Melo dhe trajneri i Barçës, Setien, kapen me fjalë. Trajneri e cilësoi lojtarin në ikje si të padobishëm për një klub si Barcelona

727: Ish-futbollisti i famshëm i Real Madrid, Guti, sot trajner futbolli, është shkarkuar pas 7 muajsh nga stoli i Almerias në Secunda Division.

727: Hakimi nga Dortmund kalon te Interi. Futbollisti maroken në pronë të Realit, sipas mediave italiane ka arritur këtë mbrëmje akordin me skuadrën e Kontes për 40 milione euro.

727: Vajzat e Maradonës, gati të nisin një proces gjyqësor ndaj babait të tyre për ‘varësi ndaj alkoolit’.

727: Higuain dhe De Ligt plotësojnë pokerin bardhezi të Juves, pasi më herët në fitoren 4-0 ndaj Leçes, shënuan Dibala dhe Ronaldo. Në La Liga, Sevilja-Vajadolid barazuan 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!