Dëmtohet kampioni Smajli, 4 javë larg pistës

Pas 4 muajsh stërvitje të improvizuar, sa në Shkodër, Qafe-Shtamë apo në Tiranë, atleti kampion në disiplinën e kërcimit së gjati, Izmir Smajli ka pësuar një dëmtim në gju.

Mjekët specialistë, madje edhe ata italianë, pasi kanë vërejtur rezonancën manjetike, e kanë këshilluar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje operatore në menisk, tregon vetë atleti shkodran në një intervistë për Top Channel.

Kampioni Smajli tregon gjithashtu, se ndërhyrja kirurgjikale do ta mbajë atë larg pistës së atletikës rreth 4 javë.

Më pas, ai do të vazhdojë stërvitjet, të cilat për fat janë në kohën e duhur për kampionatin botëror dhe Lojërat Olimpike, evente të programuara vitin e tjetër, e ku synimi i Smajlit, do të jetë zona e medaljeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!