Countdown, Liverpuli sot me sytë nga Siti!…

Evertoni i Karlo Ançelotit dhe Siti, që mposhti Bërnlin, e kanë shtyrë për disa ditë festën e Liverpulit, që pas 30 vitesh i ka duart e veta gati për titullin e kampionit të Anglisë.

Në fakt, numërimi mbrapsht për fitoren e Premier League nga skuadra e Klopit, ka filluar. Madje, nëse Mançester Siti i Guardiolës nuk e mposht sonte Çelsin, triumfi i Liverpulit do të jetë edhe matematikor…

Sot, për javën e 31-të në Premier League, do të luhet gjithashtu edhe dy takime të tjerë: Bërnli-Uatford dhe Sauthempton-Arsenal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!