Rivalitet i ashpër midis Tomorit e Albpetrolit

Sot, krahas ndeshjeve çerekfinale të Kupës së 68-të të Shqipërisë, u zhvilluan edhe ndeshjet e javës së 21-të në Kategorinë e Dytë.

Në grupin A, duket se skuadra e Vorës nuk ka të ndalur. Ajo fitoi 4-0 ndaj Spartakut, ndërkohë që epërsia e saj thellohet akoma më tepër, pasi skuadra e Luzit u mposht 4-2 në transfertë nga Partizani B.

Në grupin B, gara për kryeun vazhdon. Skuadra beratase e Tomorit fitoi 3-1 në transfertën ndaj Memaliajt, ndërkohë që edhe Albpetroli si mikpritës fitoi 2-1 ndaj Naftëtarit. 3 pikë larg tyre vjen Maliqi që fitoi 2-0 në Sarandë ndaj Butrintit vendës.

Ja rezultatet teknike të ndeshjeve të javës së 21-të

Grupi A

Vora-Spartaku 4-0

Tirana B-Internacional Tirana 3-0

Gramshi-Kamza (pushim)

Ada-Vllaznia B 1-1

Sopoti-Mirdita 2-0

Partizani B-Luzi 4-2

Grupi B

Memaliaj-Tomori 1-3

Gramozi-Skrapari 3-1

Përmeti-Këlcyra 2-2

Butriniti-Maliqi 0-2

Delvina-Tepelena 2-3

Albeptrol-Naftëtari 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!