Dy mungesa kryesore por Bylis pret fitoren…
Bylis-Skënderbeu, një bejetë më vete nesër në ‘Adush Muça’. Tetë ditë më parë më 11 qershor, të dyja skuadrat u takuan për takimin e vajtjes së Kupës së Shqipërisë, aty ku vendasit fituan 1-0.
Gjendja e mirë e ballshiotëve u shfaq edhe të hënën, teksa barazoi në Shkodër me Vllazninë 2-2, për llogari të javës së 29-të.
Nesër të gjitha rrugët e dërgojnë skuadrën e Dovedan te rezultati pozitiv. Fillimisht për t’ju larguar zonës “play-ou”-t dhe më pas për të hedhur veshtrimin te zona europiane.
Klubi e ka grumbulluar skuadrën para kasaj sfide, por trajneri i Bylis sërish nuk duket se ndjen qetësi. Për Veljko Dovedan, nuk do të jenë dy nga futbollistët bazë të mallakastriotëve, si Mozone dhe Mëllugja. Lojtarët i penalizon numri i kartonëve.