Dedja: ‘Jemi fanellë e rëndë’

Vllaznia ka gati takimin me Tiranën në ‘Selman Stermasi’ nesër duke nisur nga ora 17:00.

Për të luajtur shanset e veta drejt rrugës për t’ju larguar fundit. Dedja në konferencë për shtyp nënvizoi se Vllaznia, do të shfaqet në fushë me lojtarë të bindur se mbajnë veshur një fanellë të rëndë…

Përgatitjet?

Ne jena të përgatitur pasi ndeshjet janë të ngjeshura. Në aq kohë sa pat në dispozicion për të rregullu disa gabime që na shfaqur në pjesën e dytë me Teutën në kupë ose me Bylisin në Shkodër,mos të na përsëriten.

Në takimin e nesërm jemi dy kundershtarë për momentin me objektivë të kundërt. Ata (Tirana) janë në vend të parë duke kërkuar fronin e kampionit, ne jemi me 39 pikë te zona e play-out. Por kam biseduar me djemtë, dhe nesër do ta konsiderojmë vetën një fanellë të rëndë. 

Do ta shrytëzojmë fushën e tyre ashtu siç vijnë e shfrytëzojnë ekipet tjera fushën tonë. Tani sapo përfundova seancën e fundit dhe mendojmë se do luajmë si të barabartë me Tiranën.”

Analiza?

Kemi analizuar vetëm prag ndeshjen me Tiranën. Marku është i dëmtuar, Hygor i dëmtuar, dhe nuk do udhëtojnë me skuadrën por jemi të përgatitur.

Eksperienca?

Po. Atë që thashë në fillim Duhet të jemi psikologjikisht lart. Ashtu siç ka ndodhur në të shkuarën kur ne ishim për kampion e tirana ka ardhur po me ketë psikologji se është fanellë e rëndë, janë të dyja fanella të rënda.”

Rezultat pozitiv?

Patjetër barazmin ose fitorën.

Lëvizje në formacion?

Shumë pak do ketë lëvizje në formacion. Këtë kohë që kam pas në dispozicion, duke ditur edhe kundërshtarin ,Tiranën, duke ditur edhe egon e tyre që vijnë nga një gabim që bënë në Durrës, jam munduar dhe kam gjetur përgjigjen e tyre. Janë të bindur.”

(Video)Konferencë shtypi e Hysen Dedjes para takimit me Tiranën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!