Kukësi i paraprin javës në Kurbin…

Kukësi, pas ndeshjes ‘shëtitëse’ me Flamurtarin (4-1), kombinuar nga humbja e Tiranës në Durrës me Teutën (1-0), kthehet fort në objektivin për të marrë trofeun e kampionatit.

Me 6 pikë pas bardhebluve, skuadra verilindore realisht beson se me 7 javë deri në fund, mund t’ia dalë. Gjithsesi, këtë javë do ketë një transfertë super të vështirë në Kurbin.

Përballë Abazajt me shokë, do të jetë Laçi, ndërsa pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, kërkon me ngulm Europën nga kampionati. Një duel që ngjan me një derbi verior. Edhe pse te skuadra e Shehit, kanë nisur të shfaqen problemet e para me kontratat e disa sportistëve, përqëndrimi duket maksimal.

Klubi i Kukësit e ka pasqyruar në faqen e tij në facebook axhendën e ditës së shtunë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!