Në Angli, futbolli njeh të tjerë të infektuar…

Në prag të rifillimit të futbollit, EFL do të bëjë një njoftim zyrtar të rezultateve të testit COVID-19 çdo të mërkurë në mesditë.

Koronavirus nuk po largohet nga ishulli. Në Angli klubet kanë testuar sërish anëtarët dhe futbollistët, duke marrë përgjigje jo fort të mira nga analizat.

Klubet e futbollit u testuan gjatë ditës së dielë 7 qershor, e hënë 8 qershor dhe e martë 9 qershor.

Ata lojtarë, ose pjesëtarë të klubeve që kanë testuar pozitivë, tani do të izolohen në përputhje me udhëzimet e dhëna nga EFL dhe vetëm ata që kanë testuar negativë do të lejohen të hyjnë në objektet e terrenit.

EFL ka komunikuar rezultatet e raundit të ri të provave, ndaj të cilave kanë kaluar lojtarët dhe anëtarët e klubeve të Championship, League One dhe League Two.

Rezultojnë se janë gjashtë pozitivë në Championship, që i përkasin 4 skuadrave të ndryshme, ndërsa ka dy rastet në një klub të League One.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!