Parashikohen miqësore, ‘Pipero’ është pas dere

Me 10 ndeshje nga epilogu, futbolli zyrtar në fushë për Kategorinë Superiore, pritet të rikthehet në 3 qershor. Tashmë skuadrat e kanë ndarë mendjen dhe po stërviten me kapacitete të plota.

Përjashto Vllazninë e cila befas përfshihet nga kaosi financiar dhe bojkoti total. Edhe Flamurtari disi prapa. Tirana e Teuta një hap para të gjithave pasi edhe në kohë pandemie, kanë ditur të mbahën në ‘formë’.

Ndërkohë pas 18 majit, atëherë kur u dha leja nga qeveria, Partizani, Skënderbeu, Laçi, Kukësi, Bylis, Luftëtari, u gjallëruan. Secili në versionin klub.

Miqësore:

Dje ishte e enjte dhe thuajse të gjitha ekipet përpos seancave të zakonëshme, disa minuta u rezervuan për teste brenda grupit. Në plan, teknikët e disa klubëve, kanë menduar ndonjë miqësore. Kukësi dhe Turbina e kanë bërë zyrtar lajmin. Kujdes! ‘Pipero’ ndoshta nuk lejon ende të tilla qasje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!