Kapiteni i Vllaznisë: ‘Pagat? Vijojmë bojkotin’

Për situatën e vështirë, me 4 pagat të pa likujduara te Vllaznia, ka folur sot edhe kapiteni Gilman Lika. E ndërsa skuadra ishte e grumbulluar për të pritur shpjegimet e administratorit Lici, Gilman Lika, për gazetarin e Supersport, Rinald Bregasi, rrëfen situatën dhe ngarkon me përgjegjësi strukturat e Bashkisë ne Shkodër.

Kemi marrë për herë të fundit pagën e muajit janar. Ata nuk janë interesuar aspak për ne, qeratë nuk janë paguar dhe lojtarët nuk kanë drita as në shtëpi. Paga e Federatës nuk ishte as për të ngrenë bukë, edhe pse duhet ta falenderojmë për këtë ndihmë.

Ne kemi kërkuar që të paguhemi këto muaj e ato shtesë të marrin vendim klubi për pagën minimale. Nuk ka një ekip botë që të heqin rrogën komplet në muajin mars dhe prill dhe kjo është skandaloze. Kemi marrë vendim të gjithë lojtarët dhe nuk kemi asnjë kundër. Kemi bërë bojkot për stërvitjen, pasi nuk vazhdohet kështu.

Unë flas në emër të grupit dhe ne do të vazhdojmë bojkotin deri sa të zgjidhet kjo situatë. Ne kemi vendosur të vazhdojmë këtë “luftë” derisa të zgjidhen problemet. Ne jemi futbollistë dhe duhet të kemi kushtet për luajtur futboll.

Kemi disa ditë që kërkojmë një takim për këtë situatë. Nuk kemi folur me kryetaren e bashkisë dhe nuk jam në dijeni nëse dikush nga klubi është takuar. Ne kërkojmë pagasat, qiratë dhe ushqimin për lojtarët e huaj”, deklaroi kapiteni i shkodranëve, Gilman Lika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!