Gjyqtaret femra? Gega: ‘Pasioni prevalon ndjeshëm’
Gjithnjë e më tepër në arenën futbollistike, gjyqtaret femra po gjejnë hapësirë. Gjermania, Bibiana Shtainhaus i ka kaluar parashikimet. Rasti i francezes Stefani Frapart teksa debutoi në Ligë 1, duke gjykuar takimin Amiens- Strasburg u pa si shëmbull ideal se dhe femrat janë po aq të zonja.
Edhe në Shqipëri ky fenomen po ndiqet mjaft mirë. Emanuela Rrusta tashmë me stemën FIFA-s, ka gjykuar me sukses takime meshkujsh (I fundit takimi i Kupës Vllaznia- Flamurtari).
Ndërkaq me mjaft progres po ecën edhe Katerina Gega. Gjyqtarja e pyetur sot, lidhur me disa dukuri të gjykimit të femrave tha:
‘Karantinë? Jo jo, pozicioni im i punës më ka mbajtur aktiv në punë. Nuk kam patur asnjë problem shëndetësor.
Ndjesia si gjyqtare futbolli?
Diçka e bukur brenda pasionit. Kam gjykuar tashmë shumë ndeshje. Madje edhe meshkujsh në nivel të Kategorisë së Parë, miqësore. Te vajzat intensiteti është disi më i ulët por detyra e gjyqtarit është e njëjtë. Të zbatojë me saktësi rregulloren.
Vështirësi te meshkujt?
Aspak. Madje prania e gjyqtarëve femra duket se e zbut ambientin sportiv. I bën më të kuptueshëm e më njerëzor. Për të mos shtuar se e kthen më atraktive sfidën në fushë.