Atletiko, homazh për viktimat e Covid-19

Pandemia e koronavirusit nuk ka kursyer askënd, madje as fansat. Atletiko Madrid ka vendosur që 32 tifozët “colchoneros”, viktima të kësaj pandemie, t’i përjetësojë në historinë e klubit bardhekuq.

Spanja ka qenë një nga vendet që është goditur shumë nga koronavirusi, me Madridin, një nga qendrat kryesore të epidemisë. Klubi i Atletikos po evidenton me kujdes viktimat në radhët e tifozëve të saj, që kanë humbur jetën për shkak të pandemisë me Covid-19. Për momentin janë 32, të cilët, sipas një raportimi në faqen zyrtare, klubi madrilen ka ndërmend të mos i harrojë…

“Gjatë disa muajve të fundit, “familja” Atletiko Madrid është prekur nga pasojat e Covid-19. Fatkeqësisht na është dashur t’u themi lamtumirë disa futbollistëve dhe trajnerëve, që ndër vite kanë për përgatitur sportistë të shkëlqyer.

Por kemi humbur edhe disa tifozë të klubit tonë. Sa më shpejt, Atletiko në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e tyre dhe për dashurinë ndaj ngjyrave tona, do t’i përjetësojë ata në kujtesën tone”.

Çfarë do të bëjnë “colchoneros”? Në shenjë homazhi për ta, emrat e tyre do të mbesin përgjithmonë në regjistrin e anëtarësisë së Atletiko Madridit. Një thesar i vërtetë sentimental, të cilin klubi dëshiron ta respektojë në këtë moment të ndërlikuar.

“Duke pasur parasysh rrethanat e vështira që po kalojmë për shkak të krizës shëndetësore, klubi vendosi të respektojë dhe mirëmbajë numrat e regjistrimit për sezonin 2020/21 të të gjithë atyre viktimave të pandemisë, si një gjest simbolik per t’i falënderuar për mbështetjen e tyre”, – deklarojnë drejtuesit e skuadrës madrilene të Atletikos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!