Renditja ‘Fair Play’, kryeson Laçi


Kurbinasit mund të fitojnë një trofe ekstra dhe 15 milion lekë të vjetër nga FSHF nëse ruajnë vendin e parë.

E ndërsa Kategoria Superiore ka ndalur për shkak të pandemisë globale me emrin koronavirus, rreziku i krizes ekonomike mbetet prezent. Edhe pse kampionati pritet të rinisë në 3 qershor (nëse aprovon qeveria), sërish të ardhurat për 10 klubet e elites,pritet të jenë nën shenjën ‘minus’.

Në këtë prizem, drejtuesit e klubeve, janë duke menduar strategji nga më të ndryshmet në mënyrë që bilancet të rriten sado pak. Rruga europë, shkurtime të kontigjenteve, ulje e pagave etj, janë shtigjet nga ku pritet të operohet.

Në ndihmë gjatë dy muajve të ndalur ka ardhur FSHF, e cila ka ‘subvensionuar’ me nga dy paga ‘lufte’. Por një mundësi shtesë për të perfituar sado pak, është edhe rruga e ‘Fair-Play’-t në garat deri në mbyllje.

Në këtë aspekt, Teuta e Durrësit, ka goxha ‘përvojë’ pasi ka dominuar për disa vite (ky çmim prezent që nga 2012-13). Me korrektësinë në fushë e impiante, Teuta ka fituar shpesh nga FSHF një shumë sezonale deri ne 15 milion lek të vjetër.

Sakaq, këtë edicion deri tani kryeson si më korrketja Laçi i presidentit Pashk Laska. Në podium për “Fair Play”-in e FSHF-së edhe Skënderbeu e Teuta.

Renditja e skuadrave ‘Fair-Play’ pas 26 javëve:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!