Egnatia brenda protokollit, dezinfekton ‘Hasan Zylën’

Kategoria e Parë do të nisë në 7 qershor. Me formulën e re të ndarë në grupe e play-off-e. Gjithnjë nëse do vijë ‘vula’ e qeverisë. Skuadrat diku fshehurazi e diku hapur, kanë nisur me kohë stervitjet.

Në disa klube ka nisur edhe nisma për të përmbushur kriterin e paracaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, atë të dezinfiktimit të impianteve sportive.

Në këtë drejtim, Egnatia e Rrogozhinës që garon në grupin A të Kategorisë së Parë mbetet shembull për tu ndjekur. Te ata është kryer faza e parë për dezinfektimin e gjithë ambienteve të stadiumit “Hasan Zyla”.

Çdo gjë gati për të rinisur. Ambientet e stadiumit janë dezinfektuar pak momente më parë për të qenë gati për rinisjen e kampionatit.

Klubi ka plotësuar te gjitha kriteret e vendosura si dhe ka lidhur kontratë me një kompani dezifektimi sipas kërkesave të FSHF-se dhe Ministrisë së Shëndetësisë“, lexohet në postimin e Egnatias në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!