Turqia gati t’i thotë stop futbollit…?

9 të infektuar, mes tyre edhe presidenti i klubit të Beshiktash, Ahmet Nur Çebi.

Tërhoqi vemendjen me stilin e kontrollit dhe dezefektimit por te njëri nga klubet më të mëdha në Turqi, koronavirues bën ‘namin’.

Besiktash, ekipi i Stambollit në Turqi, ka njoftuar në faqen e tij zyrtare pozitivitetin ndaj Koronavirus të nëntë personave mes lojtarëve, stafit teknik dhe administrativ.

Midis tyre edhe presidenti Ahmet Nur Çebi, ndërsa emrat e të tjerëve nuk janë bërë të ditur. Klubi turk, ka njoftuar se të gjithë po kalojnë procedurat për raste pozitive të virusit.

Në Turqi kampionati pritet të fillojë gjatë qershorit. Por ky lajm duke i shtuar edhe atë të fundit te Erzurumspor në Ligën 2 me 11 raste, ka vënë në alarm të madh autoritetet turke të futbollit.

Pritet një dalje publike e drejtuesëve ligjor për të sqaruar rikthimin më datë 13 qershor. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!