Obanor: “Të bëhën teste përpara rinisjes së futbollit”

Kukësi ka merita të shumta gjatë këtyre viteve sa i takon meraktove të bëra në tregun vendas dhe të huaj. Padyshim që afrimi këtë edicion i Erhun Obanor ka rezultuar i goditur me nigerianin 24 vjeçar gjithnjë në lartësi.

Shpesh në të majtë të mbrojtjes apo dhe në qëndër, shtatlarti ka spikatur duke u bërë shtyllë e fortë e verilindorëve.

Sot Obanor, teksa gjendet në Shqipëri, ndjen se pandemia e Covid-19 e ka tjetërsuar. Nigerian i Kukësit është përpjekur gjatë gjithë kohës të ushtrohet në kushte shtëpie. Për Klan Tv ai dha këtë intervistë:

Situata?

“Është një situatë e vështirë për të gjithë jo vetëm për futbollin. Duhet të qëndrojmë në shtëpi, të jemi të sigurtë. Unë stërviten në shtëpi, duke bërë disa ushtrime për të ruajtur paska formën fizike dhe me udhëzimet e trajnerit”.

Kthimi në 3 qershor?

“Kur të kthehemi do të jetë diçka e mirë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm për të mos u infektuar, pasi jeta është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Do të jetë e vështirë për këdo, mendoj se do të ishte më mirë që të gjithë të bënin teste para se të niste, pasi të kuptohet se cili është në rregull dhe cili jo. Kjo është një mënyrë për të shmangur infektimin”.

Titulli?

“Jemi në vendin e dytë pas Tiranës 9 pikë pas dhe janë 10 takime. Kemi shansin të përpiqemi që të fitojmë titullin. Duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kjo është e rëndësishme për klubin dhe për vetë lojtarët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!