Vjen pakti FSHF-klube, futbolli në 3 qershor…

Mbledhja e paralajmëruar e presidentëve të klubeve të Superiores dhe presidentit të FSHF, Armand Duka mbi rifillimin e kampionatit në vendin tonë, është kryer vetëm para pak çasteve në ambientet e reja të Federatës në ish-kompleksin Dinamo.

Pas përfundimit të saj u zbulua se kampionati me 10 javë ende për t’u luajtur, do të rifillojnë me datën 3 qershor. Nuk kanë munguar deklaratat e presidentëve të klubeve…

Kapllanaj (Bylis):

Ishin diskutime për datë 31 maj dhe datë 7 qershor, por më pas vendosëm për një rrugë të mesme, që është data 3 qershor. U vendos të luhet kampionati dhe Kupa me vajtje-ardhje”

Demi (Patizani):

U diskutua dhe u mor mirëkuptimi dhe me datë 3 fillon kampionatit. Vështirë në Shqipëri të zbatohet protokolli, unë e thashë edhe në mbledhje. Megjithatë, do mundohemi t’i plotësojmë, dihen kushtet e Shqipërisë. Kosto do ketë edhe nga koha që kaloi, por edhe prej rregullores së re.

Nuk fillohej më shpejt dhe është mirë tashmë data 3. Unë doja të ndërpritej. Kushtet e Shqipërisë janë të vështirë, por UEFA penalizonte më pas klubet që do jenë pjesëmarrëse. Kushtet vështirë të realizohen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!