Nexhipi i druhet dëmtimeve

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, i frikësohet dëmtimit të futbollistëve për shkak të kalendarit të ngjeshur. Pas vendimit për të rifilluar me 3 qershor, zyrtari i Kukësit shprehet se me këtë ndërprerje kaq të gjatë, rreziku është evident.

Thotë, se Gjici kishte parasysh shume gjëra, kur tha fillimisht se ishte kundër vazhdimit të lojës në fushë.

Vendimi?

U mor vendimi për datën 3 dhe do ketë edhe ndeshje të Kupës dhe me 29 korrik do të jetë datë përfundimtare për të mbyllur sezonin. Është bërë një protokoll që do të aprovohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha klubet do ta kenë këtë protokoll”.

Protokoll, që është vështirë të realizohet? 

“Me kushtet në Shqipëri që ka probleme me infrastrukturën dhe financat… por mund t’ia dalim”.

Gjici kundër?

Presidenti e tha se duhet koha e novojshme, për mendimin nuk është kohë e mjaftueshme. Ndoshta, është një rrezik i vogël për futbollistët, por do të tentojmë dhe të shohim si do shkojnë gjërat”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!