Laska: ‘Qëndruam në anën e futbollit në fushë…’

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, e quan një qasje pozitive vendimin e klubeve të Superiores për t’iu kthyer futbollit të luajtur.

Edhe pse skuadra e tij bardhezi, me ndalesën eventuale do katapultohej në kupat e Europës si vendi i tretë, zgjedh të jetë në kahun e atyre që duan të marrin verdikte në fushë. Pas takimit FSHF-klube, u vendos data 3 qershor si ristarti i garës.

Votuat ?

“Klubi ynë votoi pro garës në fushë. Në fakt, Laçi ishte i favorizuar për Europën, por unë në respekt të garës, kolegëve dhe tifozëve tanë, mendova të jem në anën e atyre që duan futbollin në fushë. Jam kureshtar të di nëse dikush tjetër, në pozitat tona, do ishte për lojë…”

Rrezikon Laçi Europën?

Gara është e hapur, por skuadra ka mundësi reale ta ruajë pozicionin. Ndoshta do synojmë edhe më lart. Por pak rëndësi ka ky fakt. Sot ne morëm një vendim në sherbim të futbollit. Lojës magjike me shtrirje globale.

Një ndalesë në këto çaste do të thoshte 6 muaj larg të futbollistëve nga aktivitetet. Do ishte shumë e rëndë për vetë karrierën e tyre’– u shpreh presidenti i KF Laçi, Pashk Laska.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!