Alarm në Portugali, 10 raste infektimi

Testet e para në Portugali zbuluan tetë lojtarë të infektuar, plus dhe dy anëtarë stafi. Raste pozitive të njohura për Benfikën (David Tavares), Vitoria Guimaraesh (tre raste), Famaliçao (pesë raste) dhe Moreirense 1.

Ndërkohë, FPF ka zbuluar rregulloret shëndetësore: rastet pozitive nuk do t’i detyrojnë lojtarët e tjerë të karantinohen. Rastet e identifikuara do të izolohen për të shmangur një zinxhir transmetimi.

Para rifillimit të garave, lojtarët do të kryejnë dy teste, 14 ditë larg. Gjatë kësaj periudhe, futbollistët do të duhet të mbajnë një distancë të sigurt. Sapo të dy testet të dalin në favor të klubëve, lojtarët, stafi dhe gjyqtarët do të jenë gati për gara zyrtare.

Kërkohet një test48 orësh përpara fillimit të ndeshjeve. Përballje në sa më pak stadiume të jetë e mundur, të cilat janë të miratuara nga Ministria e Shëndetësië.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!