‘Topi i Artë’, kërkon fron në ‘Shtëpinë e Bardhë’

Amerikania Megan Rapinoe, shpallur fituesja e “Topit të Artë” për femra, dhjetorin e kaluar i ka çuditur të gjithë, teksa mungoi në ceremoni dhe uroi me një video-mesazh, duke i falënderuar të gjithë për çmimin e fituar.

Por së fundi, futbollistja amerikane një kundershtare, e deklaruar e Trump, duket se habit akoma më shumë duke pretenduar të mbërrijë në ‘Shtëpinë e Bardhë’.

Në moshën 34-vjecare, sulmuesja përmes një postimi në rrjete, i ka kërkuar publikisht kandidatit demokrat për president, Joe Biden, që të bëhej zv.Presidentja e ardhshme e SHBA-së. Gjithnjë nëse Biden ia del të fitojë zgjedhjet e nëntorit.

“Nuk do të dëshiroja t’ju vija në vështirësi, por nëse ke nevojë për një zv.presidente, unë do të isha e gatshme për një takim pune. Mendoj se mund të ndahem mes këtij roli dhe atij të futbollistes. Mund të flasim për të gjitha detajet, shënoje në axhendë”, -postoi në rrjete ‘Topi i Artë’ për femra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!